Incidentet, Topi në Maqedoni
Shqiptarët të pasigurtë

Incidentet, Topi në Maqedoni<br />Shqiptarët të pasigurtë
TIRANE-  Me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të delegacionit zyrtar, u nis për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Sikundër njofton zyra e shtypit e Presidencës, kreu i Shtetit shqiptar do të pritet me një ceremoni solemne zyrtare nga homologu i tij maqedonas, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, për t’u pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive, i cili do të ketë si tema qendrore të bisedimeve plenare, fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe politike, forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet shtimit të projekteve dhe shkëmbimeve tregtare, si dhe diskutime për situatën aktuale në vendet e rajonit të Ballkanit e më gjerë.

Presidenti Topi pritet të zhvillojë takime edhe me autoritete të tjera të larta të vendit fqinj, me Kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, me Kryetarin e Asamblesë, Trajko Veljanoski, me ish-presidentin maqedonas dhe Kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski si dhe me drejtuesit e dy partive kryesore shqiptare, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë (BDI), Ali Ahmeti, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), Menduh Thaçi.

Në ditën e fundit të vizitës zyrtare, Presidenti Topi, i shoqëruar nga Presidenti maqedonas, Ivanov, do të marrë pjesë në çeljen e Panairit “Promovimi i prodhimeve vendase dhe investimeve të huaja”.


SHQIPTARET TE PASIGURTE
Ndonëse ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë ndonjë detaj se vrasja mund të ketë prapavijë etnike, dhjetra maqedonas protestuan të hënën pasdite në sheshin kryesor të Shkupit duke hedhur parudha antishqiptare dhe gurë në drejtim të godinës së kryeministrisë. Gjatë protestave 2 policë mbetën të plagosur, ndërsa protestuesit rrahën 3 shqiptarë. Ndërkohë që dje në Strugë u mbajt një protestuesë ku bëhej thirrje për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe shmangien e dhunës dhe rikthimin e bashkëjetesës ndëretnike.

Shqiptarët shprehen të shqetësuar për situatën në Maqedoni, ndërsa disa familje shqiptare me banim në lagjen Radishan janë shpërngulur për shkaqe pasigurie. Shqetësimi i tyre vjen sidomos pas tensionimit të situatës dhe protestave të dhunshme nëpër rrugët e Shkupit si dhe për klimën e krijuar të pasigurisë. Ndërkombëtarët, Tirana zyrtare, dhe qeveria maqedonase bëjnë apel për të ruajtur qetësinë, për të shmangur keqinterpretimet por dhe për të zbardhur sa më parë autorët dhe motivin e vrasjes. Apeli i fundit është ai i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) ku u bën thirrje si shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve për të ruajtur qetësinë e tyre në këtë moment të vështirë, për të lejuar autoritetet e drejtësisë për të zbardhur vrasjen e pesëfishtë.

VIZITA SHTYU MBLEDHJEN E KLD-se NE TIRANE
Vizita e presidentit në Shkup shtyu dhe mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të zgjedhur nënkryetarin e këtij institucioni, një cështje tepër e nxehtë në Shqipëri që ka nxitur së tepërmi konfliktin mes Kryeministrit Berisha dhe presidentit Topi por dhe me kreun e PS-së, Edi Rama. Në konferencën për shtyp të zhvilluar mbrëmë në kryeministri, Berisha sulmoi kryetarin e shtetit dhe asaj të opozitës. Berisha deklaroi se presidenti Topi shkeli Kushtetutën, duke propozuar një anëtar tjetër për nënkryetar të KLD-së, në vend të Cefës së PD-së. "Në presidencë bëhen çdo ditë mbledhje partiçke". Në reagim presidenca nëpërmjet këshilltarit politik, të presidentit, Afrim Krasniqi i quajti “Ultimatumet të papranueshme dhe si në kohën e komunizmit”. Ndërkohë që Eduard Halimi, ministri i Drejtësisë akuzoi Topin se po shkel Kushtetutën lidhur me zgjedhjen e zëvendëskryetarit të ri të këtij Këshilli. Në një letër zyrtare drejtuar, dje kreut të shtetit, Halimi deklaroi se propozimi i Topit për të emëruar anëtarin e KLD-së, Ilir Mustafaj si zv.kryetar është antikushtetues dhe se ai duhej të tërhiqej.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata