Lojërat olimpike ende nuk kanë filluar, por skandali i parë është rregjistruar në Londër. Gjatë prezantitmit të kombëtareve të futbollit të femrave midis Kolumbisë dhe Koresë së Veriut pranë emrave të futbollisteve të Koresë Veriore u paraqit flamuri i Koresë Jugore.
Pas incidentit kanë reaguar drejtuesit e ekipit të Koresë së Veriut duke lajmëruar ekipin e tyre që të braktiste fushën. Në shenjë proteste drejtuesit e Koresë së Veriut kanë lajmëruar braktisjen e ndeshjes. Atletja greke në disiplinën e kërcimit trehapësh Paraskevi Papachristou është përjashtuar nga lojërat Olimpike Londër 2012, pasi në faqen e saj të Twitter kishte publikuar një koment racist në lidhje me emigranët afrikanë që ndodhen në Greqi. Kjo ka bërë që Komiteti Olimpik grek të reagonte ashpër duke dërgaur atleten në shtëpi.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com