KOLUMBI - Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos ka nisur fushatën për t'u rizgjedhur në krye të vendit. Ai zgjodhi qytetin e Barranquilla për të filluar këtë fushatë, por mesa duket gjërat i dolën disi nga kontrolli.

Gjatë fjalimit që po mbante përpara mbështetësve të tij, Presidenti Manuel Santos nuk ishte në gjendje të kontrollonte fshikëzën. 62-vjeçari urinoi në prani të mbështetësve të tij dhe nuk la që një gjë e parëndësishme si kjo ti ndërpriste atij fjalimin.

Megjithëse, ky fakt ishte shumë evident, edhe për shkak të ngjyrës së pantallonave të tij. Ndihmësit e Presidentit ose nuk e vunë re diçka të tillë, ose ishin shumë të frikësuar për të ndërhyrë dhe për ti treguar shefit të tyre në lidhje me incidentin e sikletshëm.

Presidenti Jose Manuel Santos është diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin Ekonomik të Londrës.

Ai u zgjodh në këtë post në vitin 2010 dhe shpreson të fitojë një mandat të dytë.


presidenti i kolumbise
Foto të tjera

(v.gj/shqiptarja.com)