Incidenti mes deputetëve, Kuvendi distancohet nga publikimi i videos

Kuvendi i Shqipërisë u distancua sot nga publikimi dhe shpërndarja në media e videos së incidentit mes disa deputetëve, e ndodhur në sallën e seancave plenare në muajin korrik.

"Kuvendi i Shqipërisë dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me videon e incidentit të ndodhur në sallën e seancave plenare në muajin korrik, të transmetuar nga mediat televizive dhe online. Kuvendi distancohet nga publikimi dhe shpërndarja e kësaj videoje në media", thuhet në një njoftim të shpërndarë sot nga zëdhënësi i Kuvendit, Emiljano Aleksi.
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi dje se ka ngritur akuza për deputetët e parlamentit, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët janë marrë si të pandehur për goditje ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri për shkak të detyrës. Pas kësaj mediat publikuan videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së parlamentit që tregonte pamjet e incidentit mes deputetëve. /ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?