Incidenti në Kuvend, deputetët
Ndreu-Ndoka në gjykatë në 24 nënto

Incidenti në Kuvend, deputetët<br />Ndreu-Ndoka në gjykatë në 24 nënto
TIRANE- Gjykata e Lartë cakton 5 anëtarët e Kolegjit Penal në procesin ndaj dy deputetëve Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët janë nën akuzë, pasi sipas Prokurorisë ata kanë goditur për shkak të detyrës deputetin Gent Strazimiri në hollin e seancës plenare në Kuvend. “A1 Report” ka mundur të mësojë se anëtarë të Kolegjit Penal janë Admir Thanza, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Ardian Dvorani, si dhe relator në këtë proces është Medi Bici.
 
Për herë të parë seanca ku të pandehur janë deputetët Ndreu dhe Ndoka do të nisë më 24 nëntor në ora 9:00, teksa ende nuk dihet nëse 2 parlamentarët do të jenë vetë të pranishëm apo do preferojnë të mbrohen me avokat.
 
Hetimi ndaj shtetasve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu nisën pas incidentit të ndodhur më datë 10 korrik të këtij viti, ku për të bazuar akuzën ndaj tyre, Prokuroria u bazua dhe në pamjet e sigurisë të kamerave të Parlamentit.
 
Në të njëjtin njoftim zyrtar, Prokuroria bëri publik dhe marrjen nën hetim të deputetit të opozitës Astrit Veliaj për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”, por ende nuk është caktuar një datë e seancës apo relatori në procesin ndaj tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh