TIRANE-Tre persona janë arrestuar për sherrin para ndeshjes së basketbollit Tirana-Partizani, e zhvilluar në 9 Dhjetor të vitit të kaluar. Të arrestuarit janë B.B, 33 vjeç, A.M, 38 vjeç dhe A.Xh, 18 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë ndeshjes së basketbollit dhe kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë duke i goditur me sende të forta, gurë, drunj e shkopinj.

d.b/shqiptarja.com