TIRANE - Pas incidentit të ndodhur në seancën e djeshme parlamentare, Byroja e Kuvendit, e mbledhur pasditen e sotme mori vendimin për të pezulluar dy deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka nga veprimtaria parlamentare, ndërsa vendos t’i japë paralajmërim deputetit demokrat Gent Strazimiri.
Pjerin Ndreu pezullohet me 3 ditë nga punimet e Kuvendit, Arben Ndoka me 7 ditë dhe Gent Strazimiri masë paralajmëruese.
Anëtarët e PD në këtë Byro kanë bojkotuar mbledhjen, pas vendimit politik të opozitës dje për ndërprerjen e marrëdhënieve me Parlamentin, pasi sipas tyre në Parlament ka deputetë të inkriminuar dhe se opozitës po tentohet t’i mbyllet goja.
Vendimi i Byrojsë u mor ndaj tre deputetëve të cilët u përfshinë dje në një sherr në ambjentet e koridorit të Parlamentit ndërkohë që në sallë zhvillohej seanca plenare dhe mbante fjalim deputeti demokrat Sali Berisha.
Pas debateve në seancën parlamentare lidhur me ligjin për përdorimin e armëve të propozuar nga Ministria e Brendshme, ku sipas PD-së pati edhe përplasje fizike mes deputetëve. Cfare ndodhi dje ne Parlament
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO