Indeksi amerikan: Ekonomia
shqiptare po bie ndjeshëm

TIRANË - Dhoma Amerikane e Tregtisë ka paraqitur në "Hotel Tirana International" një indeks mbi biznesin në Shqipëri, që kjo Dhomë ka realizuar për herë të parë, duke pyetur anëtarët e saj për vitin 2012-2013. I pranishëm në këtë takim është edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili ka përgëzuar këtë nismë, "duke e vlerësuar si element të rëndësishëm për investitorët amerikanë dhe mundësinë e të bërit biznes në Shqipëri".

Indeksi del nëpërmjet një ankete, realizuar online, ekskluzivisht për antarët e dhomës, që nga shkurti i 2013. Nga 215 kompani gjithsej - anëtare të kësaj dhome - 105 kompani iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë dhe përgjigjur pyetjeve të indeksit.

EKONOMIA DHE BIZNESI, NË 2013 NË RËNIE

Indeksi i biznesit në Shqipëri për vitin 2012 është vlerësuar me 40,48 nga 100 të mundshmet, me një tendencë në rënie për 2013. Rreth 74 për qind e anëtarëve mendojnë se në 2012 performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë ndjeshëm dhe se e kanë shumë të vështirë për të gjetur mundësi financimi.

Disa nga pikat, në të cilat është mbështetur anketimi, janë; infrastruktura, monopolet, marrëdhëniet me doganat, kërkesa për mallrat e qarkullimit për eksport, marrëdhëniet me ministritë, me taksat, prona private, rendi dhe siguria në vend, niveli total i investimit, niveli i korrupsionit, klima e biznesit, mundësia për të gjetur financime për zhvillimin e biznesit, lehtësia e gjetjes së burimeve njerëzore, burokracia, marrëdhëniet me taksat, tatimet, gjykatat.

Futen në këtë indeks, perceptimin i bizneseve për ekonominë, si po ecën ekonomia shqiptare, a po përmirësohet, si ecën kërkesa për mallrat dhe shërbimet. Një matje e mjedisit financiar dhe problematikat reale. Nga përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë u bë e ditur se ky indeks biznes do të zhvillohet çdo vit dhe do të publikojë raportin dhe rezultatin e kalkuluar të biznesit. “Në këtë mënyrë do të kuptojmë më mirë problemet që kanë anëtarët tanë”.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)














/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve