Instituti i Shëndetit Publik: Indeksi i shëndetit i dyshimtë, anketa u plotësua nga 32 persona

Instituti i Shëndetit Publik: Indeksi i shëndetit i dyshimtë, anketa u plotësua nga 32 persona

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas lajmit nga “Numbeo” se Shqipëria renditet në vendin e 82 nga 84 qytetet që janë marrë në shqyrtim në Europë për sa i përket Indeksit të Shëndetit. Instituti i Shëndetit Publik thotë se Shqipëria ka përmirësuar indikatorët shëndetësorë, ndërsa shton se 'anketa online e “Numbeo” u plotësua nga 32 vizitorë të faqes'.

Reagimi i plotë i ISHP-së
Sipas të dhënave të publikuara në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara si OBSH, UNICEF, UNFPA, Banka Botërore, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm gjatë viteve të fundit lidhur me rritjen e jetëgjatësisë së pritshme, uljen e vdekshmërisë në adultë dhe veçanërisht lidhur me rënien e vdekshmërisë foshnjore dhe fëminore. Të dhënat e këtyre organizatave janë të mbështetura në informacionin e marrë në databazat kombëtare dhe në informacion të zyrtarizuar. Këto janë agjencitë që kanë tagrin dhe mandatin për të monitoruar globalisht indikatorët e lidhur me shëndetin.

Referuar pikërisht informacioneve zyrtare të agjencive të OKB, pak muaj më herët u publikua edhe raporti i Bloomberg, i cili merr në konsideratë indikatorë të shëndetit të popullatës dhe faktorëve të riskut për të bërë renditjen e vendeve. Në këtë raport Shqipëria ka patur një rritje me 7 vende në renditjen e përgjithshme.

Në kontrast me sa më sipër, publikime apo raporte të tjera që hartojnë indekse të agreguara me qëllim krahasimi të sistemeve shëndetësore mes vendeve të ndryshme, janë jo vetëm metodologjikisht të dyshimta, por edhe të bazuara në burime informacioni jozyrtare. Më konkretisht, renditja e “Numbeo” të cilës i janë referuar portalet së fundmi, është një renditje e bazuar në një anketë me 10 pyetje të cilën mund ta plotësojë sipas perceptimit vetjak çdo vizitor i faqes. Kjo anketë është rezultat i perceptimit të 32 vizitorëve të kësaj faqe online.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun