Kryeministri Rama është shprehur në podcast-in “Flasim” për rritjen me 2.5% të pagës bruto për mësuesit. “Për kategoritë me pagë nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, aplikohet dhe një shtesë tjetër prej 3 mijë lekësh, që do të thotë që rritja e përgjithshme për këto kategori, arrin nga 4% deri në 5.17%”, shpjegoi kryeministri.

Rama tha se kjo prek 36,390 punonjës të sistemit arsimor, ndërsa renditi konkretisht shifrat:

30,000 në arsimin parauniversitar
1,500 në arsimin profesional
4,890 në arsimin parashkollor dhe në konvikte

Ai tha se kjo tabelë është një mesazh:

“Një mesazh i qartë se tanimë nuk jemi më në kohën kur duhet pritur me vite për të parë një rritje sado simbolike page, po jemi në kohën që rrisim ekonominë, rrisim mundësitë dhe rrisim aftësinë rishpërndarëse të shtetit. Dhe është një mesazh për punën e mësuesit, për punën e edukatorit, psikologut, punonjësit social dhe çdo punonjës të sistemit arsimor, se ne jemi pranë tyre dhe do të vazhdojmë të mbështesim dhe përsëris, sa herë të kemi një mundësi, ajo mundësi e re do të jetë një mundësi për ta, për rritjen e mirëqenies së tyre”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për ndryshimet në Qeveri: I kisha paraparë që në Asamble, Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër! Për arrestimin flas pas raportit të ‘Imunitetit’