Indexi global/ Në Shqipëri u rrit cilësia e qeverisjes dhe jetesës

Indexi global/ Në Shqipëri u rrit cilësia e qeverisjes dhe jetesës

Sheshi 'Skëndërbej'

Një rritje e cilësisë së qeverisjes dhe cilësisë së jetës për vitet e fundit në Shqipëri. Kështu vlerëson Indeksi i Qeverisjes, i publikuar nga Instituti Berggruen në SHBA, ku analizohen marrëdhëniet mes llogaridhënies demokratike dhe kapacitetit shtetëror, si faktorë kyç të ofrimit të të mirave publike për qytetarët.

Për Shqipërinë, në periudhën e viteve 2000-2009 vlerësohet një rritje graduale në cilësinë e qeverisjes me 0.23% dhe një rritje e theksuar e cilësisë së jetës me 9.8%.

Sa i takon cilësisë së qeverisë, indeksi i referohet aftësisë së qeverisë për të arritur qëllimet e saj kryesore, të tilla si gjenerimi i të ardhurave, organizimi i veprimeve kolektive dhe zbatimi i politikave të saj. Lidhur me cilësinë e jetës, indeksi i referohet nivelit në të cilin qeveria ofron të mira publike për qytetarët. Të mirat publike janë mallra të disponueshme për të gjithë, si shëndeti, arsimi dhe mjedisi i pastër.

Raporti konfirmon kështu rëndësinë e mirëqeverisjes për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe cilësisë së jetesës në Shqipëri dhe kudo. Indeksi analizon 134 vende në 3 indekse kryesore dhe 9 nën-indekse për të shqyrtuar marrëdhënien midis Cilësisë së Demokracisë, Cilësisë së Qeverisjes dhe Cilësisë së Jetës./Lexo.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja