INDI - Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 3 të plagosur nga një shpërthim afër një centrali bërthamor në Tamil Nadu të Indisë. Shpërthimi ndodhi si pasojë e një bombe artizanale, e cila shpërtheu aksidentalisht pranë centralit bërthamor të Kudankulam.
Shumë persona dolën kundër ndërtimit të këtij centrali pas aksidentit në centralin e Fukushimas në vitin 2011 nga cunami që goditi Japoninë.
Por qeveria e mbështeti këtë projekt të përbashkët me Rusinë pasi shihet si mënyra kryesore për rritjen e mëtejshme ekonomike të Indisë.
Policia deklaroi se shtëpia ku shpërtheu bomba artizanale, përdorej si fabrikë prodhimi bombash. Ajo shtoi se kishte nisur hetimin për të zbuluar nëse shpërthimi kishte të bënte me protestat kundër centralit, apo ishte thjesht një aksident.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com