INDI – Babai i një 10-vjeçareje u arrestua pasi kishte tentuar që të varroste të gjallë vajzën e tij.
Ngjarja mëse e rëndë ka ndodhur në Tripura të Indisë, ku Abdul Hussein hapi një gropë në oborrin e pasmë të shtëpisë, në një moment që bashkëshortja e tij nuk ndodhej aty.
Ai e kishte futur vajzën aty, me duart e lidhura dhe gojën e mbyllur. Por ngjarja është parë nga disa fqinj të tij të cilët kanë lajmëruar policinë.
Ai tha se nuk e donte fëmijën e tij vetëm pse ishte vajzë. Babai është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasje.
/Shqiptarja.com