Indi, burri identifikon gabimisht bashkëshorten në morg, pas dy javësh ajo kthehet e gjallë në shtëpi

Indi, burri identifikon gabimisht bashkëshorten në morg, pas dy javësh ajo kthehet e gjallë në shtëpi

Familja e kishte menduar të vdekur, madje ishte djegur edhe trupi në bazë të riteve hindu, por e gjitha ka rezultuar një gabim i madh.

Muthyala Girijamma, që besohet se është në të gjashtëdhjetat, u kthye në shtëpi nga spitali gati dy javë pasi familja e saj kishte djegur një trup që besonin se ishte i saj më 15 maj, shkruan The Independent.

Zonja Girijamma, ishte duke u trajtuar për Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm Qeveritar në Vijayawada. Ajo ishte pranuar në spital më 12 maj. Disa ditë më vonë, raportohet se spitali e informoi familjen se gruaja kishte vdekur nga ndërlikimet shëndetësore.

Bashkëshorti i saj, Muktyala Gaddayya, shkoi në spital për ta kërkuar trupin e gruas, por nuk e gjeti në repartin e pacientëve me Covid-19. Ai më pas e pyeti stafin e spitalit dhe mjekët i kishin thënë atij të merrte trupin e saj në morg.

Burri i gruas që u tha se ka vdekur arriti ta merrte certifikatën e vdekjes së saj nga autoritetet e spitalit dhe shkoi në morg për ta marrë trupin.

Ai e kishte parë fytyrën e një gruaje dhe kishte thënë se ajo është bashkëshortja e tij  e ndjerë, duke kërkuar nga autoritetet që t’ia jepnin kufomën.

Ai e kishte dërguar kufomën në fshatin ku jetonte, ndërsa askush tjetër nga familja nuk e kishte hapur arkivolin ku ndodhej kufoma. Familja e dogji kufomën po atë ditë për shkak të frikës se mund ta marrin virusin nga trupi i pajetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja