INDI- Ka tentuar të përdhunojë një vajzë dhe për këtë arsye është përballur me një turmë qytetarësh të revoltuar të cilët e kanë rrahur dhe më pas e kanë tërhequr për në thertoren e lagjes ku me një hanxhar i kanë prerë organin gjenital.

Ngjarja ka ndodhur  në qytetin Ganganagar, ku 40- vjeçari Suresh Kumar është parë nga disa qytetarë ndërkohë që po terrorizonte një vajzë të re të mbështetur në mur.

Kaq ka mjaftuar që turma e revoltuar ta rrahë brutalisht përdhunuesin e më pas të drejtohen për në thertore ku e priste dënimi me prerje në hanxhar të organit gjenital.

indi

Redaksia Online
(xh.k/shqitarja.com)