Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së anijes në një lum në jug të Indisë. Karhikeya Mishra, zyrtar indian, tha se mjeti lundrues u fundos në lumin Godavari, si pasojë e erës dhe kushteve të këqija të motit.
Deri tani janë nxjerrë kufomat e katër personave, ndërsa po kërkohen 40 të zhdukur. Rreth njëzet persona pas fatkeqësisë, ku arsye e së cilës ende nuk dihet, notuan në breg, ndërsa në aksionin e shpëtimit janë përfshirë edhe peshkatarët, raporton Anadolu Agency.
Aksidente të tilla ndodhin shpesh në Indi për shkak të stërngarkesës dhe mosmirëmbajtjes së mjeteve të lundrimit. Në një fatkeqësi të ngjashme që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar në provincën Andhra Pradesh humbën jetën 19 persona.