Indi – Dy binjakë me dy kokë, por në një trup të vetëm kanë lindur në Indi.  Të dy binjakë i kanë organet jetësore në gjendje të mirë. Kokat e tyre, sistemet nervore dhe shtyllat kurrizore janë të ndara.

Bashkimi i vërtetë i dy binjakëve fillon në pjesën nga mesi e poshtë, ose sic quhet në gjuhën mjekësore,  nën zonën e pelvisit. Mjekët janë optimist dhe besojnë se mund të shpëtojnë jetën e dy djemve. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe me dy vajza 11 – muajshe në vitin 2011, ku pas një operacioni kokat e tyre u ndanë me sukses.
binjake me 2 koke
Raste të tilla janë shumë të rralla, dhe ky është rasti i dytë në Indi. Në përgjthësi, fëmijët që lindin me të tilla probleme, vdesin pasi kanë lindur, dhe në shumicën dërrmuese të rasteve këto janë vajza. Lindje të tilla janë shumë të rralla dhe vetëm 1 në 10 milionë foshnja arrijnë të shpëtojnë. Ekzistojnë dy mënyra pse ndodhin lindje të tilla.

Arsyeja e parë ka të bëjë me faktin kur veza pllenohet dhe dështon për tú ndarë plotësisht, kurse arsyeja e dytë është që vezët bashkohen përsëri brenda mitrës pasi ato janë ndarë njëherë.

(v.gj/shqiptarja.com)