Një klinikë në hapësirë të hapur, para xhamisë më të madhe në Dehli, Indi pretendon se mund të kurojë disa sëmundje në mënyrë popullore. Doktor Hakim Ghyas, 79  vjeç pret çdo ditë qindra pacientë që kërkojnë shërim, në mënyrë popullore, me derdhje gjaku. Gjakderdhja ka mbetur popullore dhe shumë njerëz kanë zgjedhur këtë mënyrë, duke shmangur kështu mjekësinë modern. 

Z. Ghyas, pretendon se zotëron teknika që mund të kurojnë disa forma të artritit, sëmundje të zemrës dhe madje edhe  kancerin e gjakut, në fazën e parë. Në një intervistë për ‘CNN’, mjeku ka thënë se shumica e atyre që kërkojnë mjekim janë njerëz të sëmurë dhe të varfër.

Marrë nga "Shekulli"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)