Në Indi, aktori Morgan Freeman është ngatërruar me Nelson Mandelën. Fytyra e aktorit, është shfaqur në një poster gjigand në Coimbatore, një vend me 923.085 banorë, duke e ngatërruar me ish presidentin afrikano-jugor.
Ky poster është vendosur nga një tregtar i kësaj zone në Indi, i cili ka dashur të kujtojë Mandelën në këtë formë, por ka vendosur foton e aktorit. Në fund të këtij posteri janë edhe Nënë Tereza, Martin Luter King dhe Gandhi.
Personazhet gjenden pranë një shkrimi në gjuhën lokale, ku thuhet se duhet të jemi krenarë që jetojmë në një epokë, në të cilën kanë jetuar ata.
Por përngjasimi me Mandelën është shumë i madh edhe pse Freeman në vitin 2009-të u përzgjodh të luante rolin e Mandelës në filmin "Invictus, një film nga Clint Eastwood.
Pas këtij gabimi, tregtari i cili është identifikuar më pas, është shprehur se do të ndryshojë fotografinë, duke vënë fotografinë e Nelson Mandelës, duke thënë gjithashtu se gabimi është bërë tek tipografia që ka realizuar posterin.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com