NJU DELHI - Një ndërtesë me pesë kate është shembur në Indi, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave. Sipas informacioneve të para, ndërtesa ishte në fazë ndërtimi dhe përveç viktimave, ka edhe dhjetëra persona që gjenden nën gërmadha dhe se ndërtuesi është arrestuar nga policia vendase.
Ndërtesa ndodhej në qytetin Canacona, në shtetin indian të Goa-s dhe sipas policisë, mendohet numri i viktimave, mund të rritet ende pasi, mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Personeli i shpëtimit është duke punuar me një vinç, për të gjetur ndonjë person ende të gjallë.
Personat që kanë humbur jetën, janë punëtorët që po punonin në atë ndërtesë, ndërsa shkaqet e shembjes nuk janë zbardhur ende.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com