Rrugë dhe shtëpi të zhytura nën ujë. Që nga muaji qershor janë regjistruar rreth 350 viktima por sezoni i musonëve do të vazhdojë deri në muajin tetor.

Bilanci është serioz. Të paktën njëqind njerëz kanë vdekur në tre ditët e fundit në Indi për shkak të shirrave muson. Mjaftë rrugë, shumë shtëpi dhe ndërtesa publike janë zhytur nën ujë.

Vetëm në Patna, nga dita e premte janë regjistruar rreth 226 milimetra shi.

Sipas meteorologëve, muaji shtator 2019 mund të konsiderohet muaji më i lagësht i shekullit.

Shirat muson, në  shtetet qendrore dhe veriore të Indisë, vetëm dje kanë shkaktuar 64 viktima, 40 në Uttar Pradesh dhe 24 viktima në Bihar.

Që nga fillimi i sezonit musonik, në muajin qershor, në Indi kanë vdekur të paktën 350 njerëz.