INDI- India ka lëshuar një raketë në hapësirë e cila do të eksplorojë Marsin.
Organizata e kërkimeve hapësinore indiane, e quajtur ISRO, shpreson t’i bashkohet NASA-s, ish-Bashkimit Sovietik dhe europianëve, të cilët kanë dërguar sonda në planetin e kuq.
Do të duhen 10 muaj para se sonda indiane të arrijë Marsin pas nisjes së saj nga Satish Dhawan Space Centre afër Chennai. Kjo sondë do të eksplorojë sipërfaren e planetit, mineralet dhe atmosferën.
ISRO shpreson të zbulojë më shumë në lidhje me ujin e palnetit, resurset e gazit metan si dhe të mbledhë të dhëna për dy hënat Phobos dhe Demios.
Në të ardhmen pritet që kompanitë private të ofrojnë udhëtime në Mars dhe disa kanë filluar që tani me përgatitjet.
Në vitin 2018, Inspire Mars Foundation do të dërgojë një burrë dhe një grua në një udhëtim 501 ditor, por pa u ulur ne planet. Ndërsa rreth vitit 2022 pritet që Mars One Project të kolonizojë fqinjin tonë.
Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com