India liron pëllumbin e dyshuar si spiun kinez, e mbajti të mbyllur për 8 muaj

India liron pëllumbin e dyshuar si spiun kinez, e mbajti të mbyllur për 8 muaj

Nju Dehli- Pasi e mbajti 8 muaj i burgosur, India liroi pëllumbin që dyshonte se ishte spiun. Nuk është shaka dhe nuk është as rasti i parë i këtij lloji për qeverinë e Nju Dehlit por është një konfirmim se në fushën e spiunazhit, gjithçka mund të pritet.

Dihet që në luftën e Dytë Botërore pëllumbat mundën të luanin një rol të rëndësishëm për inteligjencën ushtarake. Disa pëllumba të specializuar u përdorën si transportues nga forcat e armatosura britanike për t'u dërguar mesazhe sekrete partizanëve francezë përtej Kanalit.

Në rastin e pëllumbit në Indi u vërtetua se shpendi nuk kishte lidhje me agjentët e 007- tës, siç raportohet nga Press Trust of Delhi, cituar nga Guardian i Londrës. Odisea e zogut në fjalë nisi majin e vitit të kaluar, kur pëllumbi u kap në afërsi të portit të Mumbait. Kishte dy unaza të vogla të lidhura në këmbë, që përmbanin një mesazh në gjuhën kineze. Policia filloi të dyshonte se ishte dërguar nga Pekini te agjentët e mundshëm kinezë që vepronin në Indi ose tek informatorët e tyre indianë. Pëllumbi u dërgua në spitalin e kafshëve në Mumbai dhe mesazhi iu dorëzua shërbimeve sekrete.

Nuk kaloi shumë kohë dhe u zbulua se mesazhi nuk kishte asgjë "tepër sekrete" në lidhje me të: rezultoi se pëllumbi, duke marrë pjesë në një garë në det të hapur në Tajvan, kishte humbur rrugën dhe kishte  përfunduar gabimisht në Indi.

Pëllumbi u lirua këtë javë. Kushedi nëse do ta gjejë rrugën për në shtëpi apo ku do ta çojë fluturimi i tij.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?