Një grup njerëzish në Indi ka nisur një betejë ligjore kundër Mbretëreshës së Britanisë së Madhe. Ata po kërkojnë që të kthehet diamanti 105- karatësh. Sipas tyre, diamanti besohet se kushton rreth 140 milionë euro.

Guri i çmuar i është prezantuar Mbretëreshës Viktoria në vitin 1852 dhe dikur ishte më i madh. Diamanti Koh-i-Noor është bërë pjesë e kurorës që sot i takon Mbretëreshës Elizabetë.

Sipas këtij grupi diamanti konsiderohet se është pjesë e trashgimisë se Indisë dhe se duhet të kthehet aty ku e ka vendin. Ende nuk dihet nëse ky diamant që është gjetur në minierën Kollur në Indi i është bërë dhuratë apo është falur për të zbutur marrëdhëniet politike mes dy vendeve.

Në kërkesën për kthimin e gurit të kurorës thuhet se ky gur nuk ka vetëm një vlerë shumë milionëshe por Koh-i Noor është pjesë e trashgimisë sepse përmban vlera të vendit.

Redaksia online
(shqiptarja.com)