Indiani me aftësi ambidestrale (VIDEO)

Një artist amator në qytetin Bangalore në Indi, me aftësi ambidestrale, përdor dorën e majtë si të ishte e djathtë, arrin të vizatojë imazhe pasqyrues, me kokën e kthyer pas, pa arritur  të shohë se çfarë po bën.

Dy linjat simetrike të vizatuara me shkumës, në shikim të parë, është vështirë për t’i kuptuar se çfarë krijojnë, derisa papritur shfaqen dy fytyra femërore, identike të njëra tjerës, të stilizuara deri në detaje, përfshi flokët edhe vathët. Pa parë, artisti indian është në gjendje të bashkojë linjat që duhet të bashkohen dhe të lerë hapësirën e duhur aty ku është e nevojshme.

Aftesitë ambidestrale në njerëz, të praktikuara në vizatime apo shkrime,  janë të njohura, por aftësitë e indianit nga Bangalore janë të veçanta, pasi ai arrin të vizatojë portrete simerik njëherësh me dy duar, pa parë se çfarë po bën.

Sot në botë 90 % e popullsisë përdorin dorën e djathtë dhe vetëm 10 % të majtën apo kanë të zhvilluar aftesinë ambidestrale. Këta të fundit duhet të ndihen fatlum teksa ngjasojnë me personazhe të njohur me aftësi ambidestrale si Benjamin Franklin, ati themeltar i Deklaratës së Pavaresisë të SHBA,Nikola Tesla, një ndër shkencëtarët më të përkryer të fund shekullit 19-të dhe fillimit shek. të 20-të, Albert Einstein, “babai” i Teorisë së Relativitetit apo Leonardo da Vinçi, gjeniu i Rilindjes.Përgatiti Ilir Çuçi

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh