Vrasja e dy turistëve çekë në Dukagjin, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36, ka prekur zemrat e shumë qytetarëve. Kjo gjë është shprehur dhe në rrjetet sociale, ku disa kanë hapur një faqe në përkujtim të tyre.
“Të gjithë shqiptarët luten për turistët e pafajshëm që u vranë. Lutemi për shpirtin e tyre dhe shpresojmë që do të ketë drejtësi për ta”, shkruhet në faqen e hapur në ndër të dy turistëve.
Në këtë faqe bëhet thirrje për një veprim simbolik në qytetet kryesore të vendit duke rikujtuar se shqiptarët nuk janë terroristë dhe se ata nuk e vrasin mikun në shtëpi.
“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që në të gjitha sheshet kryesore, në orën 19:00 në Shkodër dhe në të gjitha qytetet do të ndizen qirinj për t’u bërë homazhe viktimave dhe për t’i treguar botës se shqiptarët nuk janë terroristë që vrasin mikun në shpi.
Gjithashtu në rrjetet sociale ka nisur një fushatë me #hashtag-un: #AlbaniansSaySorryToCzechPeople (shqiptarët i kërkojë falje popullit cek).

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com