Indinjata e Urdhërit: Pranga
mjekëve në mënyrë flagrante

Presidenti i urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë Din Abazaj përmes një komunikate për shtyp është shprehur i shqetësuar për mënyrën se si po arrestohen mjekët në Shqipëri. Duke iu referuar tre rasteve të fundit të ndodhura në Durrës dhe Lezhë, ai deklaron se mjekët janë arrestuar pa u bërë hetimet nëse mjekët kishin faj në humbjet njerëzore apo jo. Këto Veprime, thotë Abazaj ulin besimin e qytetarëve ndaj bluzave të bardha dhe nxisin dhunën fizike ndaj mjekëve.

“Para pak kohësh, tre mjekëve u janë vënë prangat me akuzën për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm, të pa konfirmuar. Të tjerë mjekë përpara këtyre janë arrestuar apo ndjekur në gjëndje të lirë. Jo rrallë janë përballuar me dhunë verbale dhe akuza duke I deklaruar fajtorë ende pa u hetuar dhe vërtetuar se janë të tillë.
Përpara faktesh të tilla, të cilat i kemi ndjekur me vëmendje dhe shqetësim duke bërë hetimet dhe verifikimet e mundshme, Urdhri i Mjekëve mëse njeherë ka shprehur dhe shpreh edhe njëherë shqetësimin e tij duke i konsideruar të nxituara dhe të pajustifikuara veçanërisht prangosjet e mjekëve kaq flagrante e demonstrative përderisa ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe ende nuk është konfirmuar akuza e ngritur ndaj tyre.

Ne konstatojmë se veprime të tilla nuk i bëjnë aspak mirë sistemit shëndetësor, përkundrazi duke zbehur dhe ulur besimin e qytetarëve ndaj bluzave të bardha dhe vet sistemit në tërësi, stimulojnë dhe rrisin korrupsionin në shëndetësi, dhe siç e kemi parë herë pas here nxisin dhunën fizike ndaj mjekëve.
Urdhëri i Mjekëve, duke e konsideruar sigurinë e pacientit si element thelbësor të cilësisë së kujdesit shëndetësor e ka shprehur atë në Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore si detyrim etik dhe profesinal për çdo mjek dhe deklarohet i vëmendshëm dhe i vendosur për të ndëshkuar cilindo mjek që shkel këtë parim të rëndësishëm dhe të shënjtë.
Por, duhet të dimë se nuk mund të ketë mjek në botë që, gjatë karrierës së tij profesionale në luftë mes jetës dhe vdekjes të mos mund të gabojë në punën e tij, ashtu siç mund t’i ndodhi kujtdo në një profesion tjetër. Kuptohet, gabimet në mjekësi janë më të rëndat, më të pafalshmet, më të dhimbshmet, shpesh të pakorrigueshme, dhe të paevitueshme.
Unë nuk synoj dhe as kam për qëllim në këtë rast të trajtoj cili është gabimi dhe aksidenti në mjekësi dhe çfarë i dallon këto nga vepra penale e mjekimit të pakujdesshëm, por dua të theksoj diçka për të cilën jam i sigurt që, pavarësisht kujdesit dhe orvajtjeve maksimale në shërbimin të të sëmurit, mjekët nuk mund të jenë kurdoherë 100% të suksesshëm në punën e tyre . Arsyjet dhe rrethanat e kësaj duhen kërkuar tej punës së mjekut si individ, në vet sistemin, organizimin dhe funksionimin e tij.

Cilido që afrohet t’i vërë prangat një mjeku, ta godasi apo ta akuzojë atë, të jetë i sigurt se në shumicën e rasteve ka përpara personin që ka shpëtuar dhjetra jetë njerëzish, ka kaluar netë pa gjumë, ka prishur me dhjetra herë jo vetëm qetësinë e tij, por edhe të fëmijëve dhe të familjes së vet, për hir të detyrës së shenjtë në shërbim të jetës së njeriut.

Kërkime dhe studimet, jo këtu tek ne, por në botë, kanë vërtetuar se thuajse të gjitha incidentet që lidhen me sigurinë e pacientit janë rezultat i përpjekjeve të pamjaftueshme për të zbuluar rrethanat që i mundësojnë këto incidente dhe i masave për t’i parandaluar e minimizuar ato dhe për ta bërë sistemin më të sigurt.
Ky është detyrim për profesionistët e shëndetit dhe për të gjithë faktorët dhe aktorët që veprojnë brenda sistemit”, përfundon deklaratën Din Abazaj, Presidenti i Urdhërit të Mjekut.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen