Ka shkuar në 53 numri i të vdekurve në Indonezi për shkak të përmbytjeve në rajonin e kryeqytetit Xhakarta, në sektorin perëndimor të ishullit të Java, ku edhe janë evakuar mijëra njerëz.
Shumica e viktimave në Xhakartë, humbën jetën nga hipotermia, mbytja, kolapsi dhe rrëshqitjet e dherave.
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur të ditëve të fundit, kanë detyruar rreth 20,000 njerëz të shpërndahen në strehimore të përkohshme të vëna në dispozicion nga mbrojtja civile.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave godasin Indonezinë çdo vit gjatë sezonit të shirave, i cili arrin kulmin midis dhjetorit dhe shkurtit.
Komente

