Një skuadër kërkimi gjeti mbetjet e anijes, e cila kishte në bord skeletet e 17 personave, në veri të Java-s pas raportimeve të zhytësve vendas. Përveç skeletëve të ekuipazhit u gjetën edhe pjata ngrënjeje me kryqin nazist, bateri, dylbi dhe një shishe me vaj për flokët.
Sipas studimeve, anija U-168 ishte e llojit IX C/40. Komandanti i kësaj anijeje ishte kapiteni Helmut Pich, i cili e drejtoi në katër misione për Rajhun e Tretë. Pich shpëtoi së bashku me 26 anëtarë të tjerë të ekuipazhit kur anija u fundos më 5 tetor 1944 nga një nëndetëse hollandeze.
Bambang Budi Utomo, drejtues i ekipit të kërkimit në national Archeology Centre, tha se ishte e pamundur për momentin që kjo anije, e cila ndodhet 100 kilometra në verilindje të ishullit Karimunjawa, të ngrihej nga shtrati i detit. Kjo për shkak të peshës së saj dhe kostos së operacionit.
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)