Mark Rutte i Holandës qeverisi 14 vjet. Anxhela Merkel 16 vjet. Jean-Claude Juncker i Luksemburgut, 18 vjet. Mos u merrni me vitet.
Tjetra: Diktatorët nuk rrëzohen me zgjedhje. Nuk lejojnë zgjedhje. Nuk urojnë kundërshtarin; siç Orban uroi Peter Magyar.
Orban u largua natyrshëm. U ngrit populli votoi kundër, ai iku. Ku është diktatura këtu?
Qeverisja dhe orientimi i Orban është diçka krejt tjetër. Pa dyshim Gjermania ia bashkoi e ia konsolidoi fraksionet në opozitë, iu dha kredit dhe legjitimitet.
Me drejtorin e RSI po bisedoja dhe, me tha se Hungaria është fushë e industrisë gjermane e austriake.
Bota politike hungareze ka gravitet andej. Edhe Orbani në fillim prej Merkelit u përkrah e u bekua. Kjo nuk është sekret. Është e natyrshmja e vet. Edhe si gjuhë të huaj, ta zëmë, breza të caktuar kanë gjermanishten.
Kam biseduar gjithashtu me politikanë të Fidezit me poste në BE mbi ketë politikën sovraniste në lidhje me emigrantët dhe politikën gender. Kishin argument të konsoliduar teorik. Brenda një strukture aq të stërmadhe sa BE, popujt nuk janë në unitet; organizatat joqeveritare janë në unitet sepse i prodhon një fabrikë, ndërsa kombet kanë dinamikat e veta.
Stë bën diktator nëse nuk pranon politikat e emigrantëve, apo nuk pranon politikat gender. Qysh kur politika e emigracionit dhe politika geneder na qenkan kriter për diktaturë ose jo?
Lidhjet me Putinin? Nuk e di se sa të bën diktator të kesh lidhje me Putinin; ose të shesësh e blesh për interesat e vendit tënd. E pati vetë Merkel te Nord-Stream 1 dhe 2. E pati edhe Berluskoni. David Cameron pati shkuar më larg dhe pati thënë: Britania e Madhe do të ketë promotorja e interesave të Kinës. Si i bie, qenkan të gjithë pak të lidhur me diktaturën?
Me Shqipërinë mos e krahasoni hiç. Këtu PD-ja dhe Alex Sorosi kanë uruar së bashku Peter Magyarin për çlirimin e Hungarisë nga diktatura. Ndonjëri prej brenda PS që të zemërohet me skandalet e Edi Ramës e të krijojë parti e ta mundë Ramën me 85%, nuk duket ndokund në horizont.
A na duhet edhe ne një Peter Magyar politikan 45 vjeç e premtues? Po, siç na duhen nja 100 miliard euro, por kjo sdmth se do t'i kemi.
Kismet në vitin 2029 ne do të kemi 85 vjeçarin e mrekullueshëm Sali Berisha i cili si kandidat për kryeministër do të bashkojë të gjitha fraksionet e shoqërisë dhe do të shembë regjimin gjakatar.
Orbani iku me zgjedhje, iku natyrshëm dhe krejt nornale, ka 16 vjet në pushtet. Thjesht tifozlliku këtu në vendin tonë të dashur është bërë i shfrenuar.
Komente











