Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në Budapest ku ka nisur një vizitë zyrtare me fokus industrinë e mbrojtjes dhe bashkëpunimin me vendet aleate.

Ndalesa e parë ishte në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, një kompani hungareze e specializuar në radarë dhe sisteme për mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Vengu u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike dhe modelin industrial që kompania ka ndërtuar ndër vite.

Në një postim në Facebook, ai shkroi se Hungaria është shembull se si investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes sjell kapacitete reale dhe vlerë strategjike për Europën Qendrore.

Sipas Vengut, synimi është i qartë: integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese për Forcat e Armatosura.

Hungaria është një shembull i qartë se si investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes prodhon kapacitete reale dhe vlerë strategjike në Europën Qendrore.

"Vizita në Budapest nisi me një takim në zyrat qendrore të “Pro Patria Electronics” — një kompani e suksesshme në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike, si model konkret i zhvillimit industrial dhe teknologjik. Synimi ynë është i qartë: integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese" shkroi Vengu në Facebook. 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?