“Zemra ime italiane është e mërzitur nga imazhet e vuajtjeve të jashtëzakonshme që po përjetojnë familjet dhe Italia në përgjithësi. Sot duhet të mendojmë që të zbatojmë rregullat dhe të bëjmë që të shërohen ata që po vuajnë”. Në një mesazh të publikuar në ANSA presidenti i FIFA-s Gianni Infantino shpreh mendimin e tij për këto ditë emergjence dhe i fton të gjithë që të ndjekin rregullat që kanë kërkuar autoritetet.
Më pas Infantino e mbyll me një mesazh edhe për futbollin:” Do të rikthehet edhe koha e futbollit dhe kur të rikthehet do të festojmë së bashku daljen nga ky makth” e mbyll numri një i FIFA-s.
Pergatiti Andi kapxhiu