Temperaturat e larta të kësaj vere japin veçanërisht ndikim tek persona që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, hipertension dhe diabet.
“Temperaturat e nxehta kanë një rol të rëndësishëm në pacientët tanë kardiakë, të cilët dekompensohen dhe paraqiten pranë urgjencave. Ka një shpeshtim të moshave të reja. Kjo vjen edhe si pasojë e stilit të jetesës, obezitetit, duhan pirja”,- thotë Edison Skëndo, mjek kardiolog.
Mjeku kardiolog në spitalin e Beratit, Edison Skëndo thotë se ataku kardiak, tashmë nuk është më një sëmundje e moshës së tretë, por po prek edhe të rinjtë.
“Është ulur pragu nën 35-40 vjeç. Ndikojnë faktorët gjenetikë, hiperkolisterolemia familjare. 10-15% e infarkteve ndodhin nën moshën 45-vjeçare. Ato shkaktohet nga mbyllja e një ene koronare, nga mosfurnizimi i muskulit të zemrës me oksigjen dhe me gjak dhe për pasojë ndërhyrja nga ana jonë në mënyrë të shpejtë është shpëtuese zemrën dhe për vetë jetën e pacientit, nëpërmjet koronarografisë”,- thotë Skëndo.
Mjeku këshillon se për të evituar rastet tragjike, së pari duhet ndryshuar stili i jetesës, dhe duhet të bëhen kontrolle periodike te specialistët.
“Nuk duhet ardhur vetëm në momentin që ai ka ankesa specifike. Duhet bërë një check-up analizash duke filluar nga sheqeri i fshehtë, kolesteroli, veshka, analizë gjaku, teroide. Kontrolle peridoke dhe tek moshat që janë 35-45 vjeç, minimalisht ne rekomandojmë një kontroll të paktën 1 herë në vit. Evitimi i vapës, i pikut të orëve të nxehta të temperaturave, hidratimi i vazhduar, ushqime sa më të lehta”,- thotë kardiologu.
Në Repartin e Kardiologjisë të Spitalit Rajonal të Beratit dhe në Poliklinikën e Specialiteteve, fluksi i vizitave ambulatore është rritur ndjeshëm, duke arritur në rreth 60–70 vizita në ditë.
Komente









