Infarktet, fillon testi për
terapinë e gjeneve të zemrës

Infarktet, fillon testi për<br />terapinë e gjeneve të zemrës
Kanë kaluar 18 muaj që kur Carol Gedda pësoi një infarkt në zemër. Infarkti e la atë me vetëm 20% funksionim të zemrës së saj. Mosfunksionimi normal i zemrës ndodh kur kjo e fundit është e dëmtuar dhe e ka të pamundur të pompojë gjakun normalisht.
 
Zonja Gedda do të jetë pjesë e një testi me terapi genesh. Testi, i cili do të shërbejë për të parë nëse përdorimi i materialit gjenetik, në qelizat e dëmtuara të zemrës, mund të përmirësojë funksionimin e tyre.
 
Kërkuesit në Imperial College London, zbuluan se nivelet e proteinës SERCA2 janë më të vogla në pacientët që vuajnë nga zemra. Kërkuesit e kanë "fshehur" genin brenda një virusi të modifikuar gjenetikisht. Ky virus është i  aftë t'u ngjitet qelizave të muskujve të zemrës, por besohet se është tërësisht e padëmshme.
 
Virusi përdoret si një "Kalë Troje", i cili çliron ADN-në ekstra në bërthamë të qelizave të zemrës. Shpresa është se geni do të nxisë qelizat e zemrës për të prodhuar më shumë nga proteina SERCA2a dhe të riparojë disa nga muskujt e dëmtuar të zemrës.
 
Zonja Gedda u shpreh shumë e lumtur për faktin që do të ishte pjesë e eksperimentit dhe se ky problem ishte pjesërisht i trashëguar. Prandaj, ajo beson se kjo mund të ndihmoje familjen e saj në të ardhmen.
 
Dr. Alexander Lyon, një pedagog i vjetër i British Heart Foundation dhe konsulent kardiolog në spitalin Royal Brompton dhe Imperial College, thekson se trajtimi është larg të qënit një kurë.
 
"Disa pacientë në SH.B.A. të cilët kanë marrë të njëjtën dozë që ne po përdorim, duket se po ecin shumë mirë. Testet e para tregojnë se trajtimi është i padëmshëm. Por na duhet ky studim i gjerë para se të jemi të sigurtë se kjo terapi me gjene funksionon vërtet"
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve