Infektimet me COVID në shkolla, ministrja Kushi nuk jep shifra, 'kyç' gojën në Komision (VIDEO)

Asnjë shifër për mësuesit dhe nxënësit e prekur nga Covid-19 në shkolla nuk u dha nga Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi gjatë seancës dëgjimore me Komisionin e Edukimit.

“Çdo ditë monitorohet situata nëpër shkolla duke marrë informacion ditor për rastet e reja, mungesat apo problematika të tjera që mund të cenojnë shëndetin e nxënësve në shkolla. Zyrat arsimore kanë marrë masat për zëvendësimin e mësuesve të infektuar apo të karantinuar me mësues nga portali Mësues për Shqipërinë”, tha ministrja Kushi.

Sipas Kushit ministria po punon paralelisht edhe për mësimdhënie online, skenare që mund të shfrytëzohen në një situatë kritike të pandemisë.

“Për të mbështetur nxënësit dhe mësuesit Ministria e Arsimit po punon paralelisht edhe për mësimdhënien në distancë. Pra ne jemi të përgatitur edhe për skenarë që mund të vijnë si rezultat i përkeqësimit të situatës së pandemisë Covid-19”, u shpreh ministrja e Arsimit.

Sa i përket testimet ministria tha se respektojmë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë për tampon vetëm kur nxënësi apo mësuesi paraqet shenjat e Covid -19.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb