Infermierët, 170 denoncime
për sjelljen në spitale

Infermierët, 170 denoncime<br />për sjelljen në spitale
Sjellja e infermierëve është një ndër problemet më të mëdha që verifikohet në spitalet shqiptare.

Ky është rezultati i një analize të bërë nga ana e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Infermierit në Shqipëri. Në raportin e përgatitur nga “Urdhri i Infermierit”, është parë se, në gjykimet profesionale në të gjitha rrethet kanë kaluar më shumë se 170 raste, të cilat nga grupet e inspektimit janë gjetur në shkelje të Kodit Etik-Deontologjik, që kanë të bëjë kryesisht me paraqitjen e jashtme, me zbatimin e ligjit, me uniformën, me komunikimin dhe me qëndrimin në vendin e punës.

Gjatë vitit të kaluar, 2012,  ka pasur edhe katër raste të ankimimit të pacientëve apo familjarëve lidhur me kujdeset infermierore dhe shërbimin që u bëhet atyre nga ana e profesionistëve të kujdesit.

Ndërsa për 170 rastet, të gjitha kanë kaluar për gjykim profesional dhe është mbajtur qëndrim me vërejtje dhe vërejtja është regjistruar në kartelën përkatëse për secilin, sikundër ka patur edhe paralajmërime dhe gjoba.


Lajmi u publikua sot(16.10.2013) në gazetë Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës