TIRANE- Infermierët do të japin provimin e Vlerësimit të Aftësisë Praktike duke filluar nga data 14 prill. Urdhëri i Infermierit ka miratuar datat e provimit për të gjitha profesionet e lira, të cilat duhet më parë të japin provimin e aftësisë praktike përpara se të futen në Provim Shteti.

“Të gjithë kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit kartën e identitetit, kartën e Praktikantit si dhe përparësen e bardhë”, - thuhet në një njoftim të UISH. Provimi  jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Infermierit, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikisht pyetjeve. Infermierët do t’u përgjigjen 5 pyetjeve, të cilat  i kanë në programin e praktikës së tyre profesionale.