Infermieret: Na matni dijet
me  konkurs, kush fiton të rrijë

Infermieret: Na matni dijet<br />me  konkurs, kush fiton të rrijë
TIRANE - Ideja e hedhur nga ministri i shëndetësisë, Ilir Beqja, për një reformë të thellë edhe në sistemin infermieror, në fakt është mirëpritur nga një pjesë e këtij personeli. Ata thonë se vetëm kështu u jepet fund miqësive dhe diplomave fiktive për një vend pune.
 
Ajo e ka mbaruar shkollën e lartë të infermierisë me mesatare 9.7, ndërsa në diplomë ka marrë notën 10-të, por ende nuk e gjen veten në sistemin e shërbimit shëndetësor, ku sipas saj, gëlojnë ata që jo vetëm nuk kanë shkuar një ditë në shkollë, por madje edhe e kanë blerë me lekë në dorë çdo provim. V.B., është një vajzë plot ambicie për profesionin e infermierit dhe menjëherë pas përfundimit të fakultetit në vitin 2009-ë, pranë Universitetit të Tiranës, ka ushtruar profesionin deri në fillim të këtij viti, në reanimacionin e kardiokirurgjisë së QSUT-së, por e ka lënë atë për arsye shëndetësore.

Duke e njohur nga brenda sistemin shëndetësor në vendin tonë, ajo thotë se duhet të marrë fund trajtimi i profesionit të infermierit si një gjë e dorës së dytë dhe të reformohet i gjithë sistemi se si punësohet ky personel, shumë i rëndësishëm për ecurinë e pacientit. “Unë e kam mbaruar shkollën e lartë të infermierisë përpara 5 vitesh dhe e kam mbaruar me mesatare të lartë, 9.7, ndërsa diplomën e kam marrë 10-të. Fillova punë në reanimacion e kardiokirurgjisë në QSUT dhe më vinte keq, kur rreth e rrotull meje kishte infermierë apo asistenctë pedagodë, që kishin mbaruar me 5-a, madje edhe atë notë e kishin blerë. Kam dëgjuar se ministria e Shëndetësisë do të bëjë një reformë totale edeh në sistemin infermieror. Do të ishte gjëja më e mirë, por ama duhet që reforma të jetë e vërtetë dhe të shkojë në punë ai që e meriton dhe ku e meriton.

Të vendosen kritere, pasi nuk ka llogjikë që unë të frikëm se mos vendin e punës ma zë ai, që, mezi ka marrë pesën, por ka mikun ose lekun. Reforma duhet të nisë që nga kryeinfermieri dhe deri tek infermieri i pavijonit”, - na thotë ajo. Sipas saj, ajo do t’i rikthehet sërish ankthit sfilitës për të kërkuar një vend pune në QSUT, por tashmë si infermiere pavijoni. Ajo shprehet se me keqardhja ka konstatuar se infermieri nuk ka një status as përpara mjekut e as përpara pacientit, madje as nga vetë “Urdhri i Infermierit” që nuk lë rast pa dalë dhe folur kundra infermierëve, kur në të vërtetë ai duhet t’i mbrojë.

Ndërkohë, që sipas saj, është infermieri ai që i rri tek koka pacientit dhe kujdeset që të zbatohet çdo porosi e mjekut. “Ka ardhur koha që infermierit t’i jepet vendi që i takon në shërbimin spitalor. Unë e njoh po aq mirë pacientin sa edhe mjeku, madje mund të them se mjeku vetëm e operon, ndërsa ne rrimë 16 orë me të. Unë punoja si infermiere te reanimacioni i kardiokirurgjisë dhe përveçse kujdesem për serumet, i shikoj rrahjet e zemrës, i bëj aspirimin, madje edhe e laj të sëmurin, burrave u heqim mjekrën, u ndërrojmë edhe pampersin.

Mua mu desh ta lë punën pikërisht për këtë arsye, pasi mu këput një tendinë e krahut duke ngritur pacientin. Por pavarësisht kësaj me keqardhje konstatoj se akoma infermierët nuk vlerësohen për profesionin e tyre dhe shikohen si një profesion i dorës së dytë, ndërkohë që nuk mund të ketë të ardhme të mjekësisë, nëse infermierët nuk janë të kualifikuar”, - na thotë infermierja ambicioze, e cila shpreson tek reforma e ndërmarrë nga ministri i ri i Shëndetësisë.        

Akuzat e “Urdhrit”

“Infermierit nuk rrinë në punë, serumin ua heqin familjarët”
Urdhri i Infermierëve” vazhdon të jetë shumë kritik ndaj kësaj kategorie të shërbimit shëndetësor. “Sabri Skënderi” i “urdhrit të Infermierit” ka deklaruar se krahas nivelit të dobët që kanë infermierët, ata kanë gjetur edhe shkelje në orarin e punës. "Kemi gjetur shkelje në moszbatim të detyrave të veta, duke mos qëndruar 24 orë në 24 orë tek koka e pacientit nëpër institucionet me shtretër. Ka pasur raste që kemi gjetur serumin të vendosur dhe më pas infermierja është larguar  dhe serumin e kanë hequr familjarët ose vet pacienti. I kemi gjetur serumet e varura që mund të japi infeksion në ambientin ku qëndrojnë të sëmurët e tjerë. Gjatë viti të kaluar duke llogaritur të gjitha qoftë ato për uniformën qoftë ato për komunikimin sa në shkelje të ligjit duke mos rregjistruar dhe linçensuar në kohë te urdhëri i infermierit. Disa për braktisje pune, disa të tjerë për marrje rryfshjeti, disa për shërbim të pa kujdesshëm ndaj pacientit  të gjitha ishin rreth 170",-thotë Skënderi, “Urdhri i Infermierit”.
 
Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë