Infermierja: Ja 5 gjërat për të cilat
pendohen pacientët para vdekjes

Infermierja: Ja 5 gjërat për të cilat<br />pendohen pacientët para vdekjes
Infermierja Bronnie Ware, e cila për vite me radhë ka asistuar pacientët në fazë terminale ka shkruar rreth gjendjes së tyre gjatë ditëve të fundit të jetës, rreth pendesave, dëshirave etj
 
“Për vite me radhë kam punuar në kujdesin paliativ. Pacientët e mi ishin ata që shkonin në shtëpi për të vdekur. Kemi ndarë disa çaste mjaft speciale. Kam punuar me ta 3 deri në 12 javë përpara se të ndërrojnë jetë. Njerëzit piqen mjaft kur përballen me vdekjen e tyre. Kam mësuar të mos nënvlerësoj kapacitetin e një personi për t’u rritur. Disa ndryshime kanë qenë fenomenale. Me secilin prej tyre kam jetuar një eksperiencë të mrekullueshme. Shpresa, refuzimi, frika, inati, brejtja e ndërgjegjës, mohimi dhe në fund pranimi. Megjithatë çdo pacient ka gjetur paqen përpara se të na lërë. Ata i janë përgjigjur pyetjes se për çfarë i vinte keq ose se çfarë do të bënin ndryshe kanë dalë në dritë disa argumente konstante, 5 të tilla ishin më të përdorshmet.
 
1. Do të kisha dashur të kisha kurajon të jetoja një jetë besnike ndaj vetes time,  jo jetën që të tjerët prisnin që unë të bëja:

Kjo ka qenë keqardhja e shumicës prej tyre. Kur njerëzit kuptojnë që jeta e tyre është në përfundim dhe shohin pas, gjenden përballë të gjithë ëndrrave që nuk kanë realizuar. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk kishin realizuar ende qëllimet apo ëndrrat e tyre dhe ishte duke vdekur duke ditur që faj për këtë ishte për shkak të zgjedhjeve që kishte bërë ose jo. Është shumë e rëndësishme të kërkosh konkretizimin e të paktën disa ëndrrave. Sepse vjen një kohë që shëndeti ikën dhe është shumë vonë.  Të ndihesh mirë çon në një liri që pak kush e kupton, derisa nuk e kanë më.
 
 
2.Do të doja të mos kisha punuar kaq shumë:
 
Ky mendim është thënë thuasje nga të gjithë pacientët meshkuj, të cilët kanë qenë në kujdesin tim. Kanë humbur rininë e fëmijëve të tyre si dhe shoqërinë e bashkëshorteve. Edhe gratë kanë folur për këtë pendesë, por duke qenë se shumica e tyre i përkiste një brezi tjetër shumë paciente nuk ishin edukuar me frymën e kryefamiljares. Të gjithë meshkujt për të cilët janë kujdesur ishin thellësisht të penduar që kanë jetuar një jetë të dedikuar punës. Duke thjeshtëzuar mënyrën e jetesës dhe bërja e zgjedhjeve të duhura  mund të të bëj të kuptosh se nuk ke nevojë për rrogën që dëshiron.  Duke i lënë më tepër hapësira vetes do të jesh më i lumtur dhe më i hapur ndaj mundësive.
 
3. Do të kisha dashur të kisha kurajon për të shprehur ndjenjat e mia:
 
Shumë njerëz i mbysin ndjenjat e tyre, në mënyrë që të jenë në paqe me njëri-tjetrin. Si rezultat stabilizohen në një jetesë mediokre duke mos u bërë kurrë ai që vërtet mund të ishim bërë. Shumë sëmundje zhvillojnë hidhërimin dhe zemërrimin të cilat shkaktojnë këtë vetëdije. Nuk mund të kontrollojmë reagimit e të tjerëve. Nga ana tjetër edhe nëse njerëzit reagojnë nëse u flitet sinqerisht, në fund marrëdhënia arrin një nivel tjetër dhe më të thellë. Ose të ndodhë diçka e tillë ose të eliminohen raportet jo të shëndetshme. Në të dyja rastet del i fituar.
 
4.Do të doja të kisha patur më tepër kontakt me miqtë:
 
Shpesh arrijnë të kuptojnë realisht benefitet që të sjellin miqtë e vjetër vetëm pas disa javësh i shtruar. Shumë prej tyre duke u fokusuar vetëm tek vetja i braktisin miqësitë gjatë viteve që kalojnë.  Të gjithëve i merr malli për miqtë e tye ndërkohë që po ndërrojnë jetë. Për të gjithë ata që kanë një stil jetese të furishëm ndodh që ti harrojnë miqësitë. Por në çastin që përballen me vdekjen detajet fizike të jetës zhduken. Njerëzit në prag të vdekjes përpiqen ti vendosin gjërat në rregull për personat e tyre të dashur. Megjithatë janë shumë të lodhur për të vijuar me këtë punë. Në fund gjithçka reduktohet në dashuri dhe marrëdhënie.
 
5.Do të doja ti kisha lejuar vetes të kisha qenë më i lumtur:

Kjo është një pendesë mjaft e zakonshme. Shumë kuptojnë në fund që lumturia është çështje zgjedhjesh. Ata që qëndrojnë të bllokuar me skema të njëjta në atë çka konsiderohet si “rehatia” e familjes dhe të bllokuar nga frika e ndryshimit kanë jetuar për të tjerët duke i mohuar vetes lumturinë.

paciente

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’