Infermierja në Britani akuzohet për vrasjen e 7 foshnjave! Përdorte turnin e natës! Gjurmonte dhe familjet e tyre në Facebook

Infermierja në Britani akuzohet për vrasjen e 7 foshnjave! Përdorte turnin e natës! Gjurmonte dhe familjet e tyre në Facebook

Lucy Letby

ANGLI- Lucy Letby është akuzuar për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave dhe tentativës për të vrarë 10 foshnja të tjera në spitalin "Countess of Chester". 32-vejçarja nga Hereford, ka mohuar 22 akuzat që rëndojnë mbi të në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit.

Infermierja e akuzuar për vrasjen e shtatë foshnjave të lindura para kohe dhe përpjekja për të vrarë dhjetë të tjerë, gjurmonte më pas familjet e viktimave në Facebook. Ajo akuzohet  se ka përdorur turnet e natës për të kryer sulmet, sepse ajo e dinte se prindërit nuk kishin gjasa të vizitonin repartin e të porsalindurve.

Prokurorët pretendojnë se ajo tregoi një "interesim të pazakontë" për familjet e “viktimave të saj” ku u gjetën provat nga kompjuteri i saj se si ajo i kërkonte të afërmit në Facebook. Disa foshnja dyshohet se u helmuan me insulinë dhe një fëmije dyshohet se i injektoi me ajër, ka dëgjuar Gjykata e Kurorës së Mançesterit. 

Ajo shkaktoi atij atë që mjekët e quajnë emboli ajri, e cila çon në goditje ose sulme në zemër. Letby akuzohet gjithashtu se ka pompuar nivele të rrezikshme qumështi tek fëmijët e lindur para kohe përmes tubave ose venave të ushqimit. Letby akuzohet madje se ka tentuar të vrasë një fëmijë tre herë.

Ajo dyshohet se kishte vënë në shënjestër binjakët në më shumë se një rast, dhe në disa raste njëri u vra dhe vëllai ose motra e tyre mbijetuan. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë