Infertiliteti, rritje alarmante
Shkaktarët: mjedisi e stili i jetës

Infertiliteti, rritje alarmante<br />Shkaktarët: mjedisi e stili i jetës
Tashmë prej shumë kohësh në vendet perëndimore, shumë çifte të reja të cilat nuk mund të kenë fëmijë, i drejtohen klinikave për teknika të fekondacionit të asistuar. Ekziston një trend rritjeje e infertilitetit, sidomos për vendet e zhvilluara. Arsyet janë ende të panjohura. Një ndër kryesoret ngelet ndotja mjedisore.
Ndërsa në Indi, qeveria shpërndan televizorë dhe makina falas për këdo që sterilizohet për shkak të niveleve të larta të të dhënve demografike, në Britaninë e madhe ndodh e kundërta. Për 23 Euro, çdokush mund të blejë një biletë llotarie për të marrë pjesë në IVF Lottary. Fituesit përfitojnë një trajtim falas në një nga klinikat më të famshme britanike të fekondacionit të asistuar. Një në shtatë çifte ka probleme riprodhimi. Ky është paradoksi i kohëve moderne. Brenda vitit 2050, popullatë botërore do të kapë shifrat mbi 9 miliardë banorë ( e ndihmuar nga rritjet e ethshme në vendet në zhvillim). Mesatarisht mendohet që çdo grua në planet do t’i japë jetë 3-4 fëmijëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon se në vendet e industrializuara, çdo grua lind afërsisht 1.5 fëmijë dhe 15% e çifteve kanë probleme të infertilitetit. Po cilat janë shkaqet që qëndrojnë pas kësaj patologjie?

Mjedisi dhe ndotësit e tij, luan rol thelbësor
Në studimet e shumta shkencore, një rëndësi të veçantë i është kushtuar lidhjes midis infertilitetit dhe mjedisit. Alarm të madh ka shpallur studimi danez 50 vjeçar (1940-1990) ku rezultoi se numri i spermatozoidëve në meshkujt e shëndoshë u ul me 50% gjatë gjithë kësaj periudhe. Një studim i kohëve të fundit në Itali, arriti të evidentojë një pjesë të faktorëve mjedisorë të cilët influencojnë fertilitetin. Ndër këta përfshihen: agjentët kimikë dhe fizikë që ndotin ambjentin nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të industrisë si ftalatet (substanca që shtohen në përbërjet plastike për t’i bërë më të buta), pesticidet, poliklorobifenili ( përdorej dikur në prodhimin e lubrifikantëve apo bojrave të ndryshme) etj. Një pjesë e insekticideve (psh. organofosfatet) shkatërrojnë spermatozoidet. Nga ana tjetër përdorimi i celularëve dëmton motilitetin e tyre. Ekspozimi ndaj agjentëve të jashtëm padyshim që ndikon në infertilitet, ama është e vështirë t’i atribuojmë të gjithë rëndësinë. Kjo varet edhe nga predispozita individuale. Prandaj, kërkimet në këtë fushë vazhdojnë ende.
Në studimin italian të kryer nga një prej andrologëve më të njohur dhe gjithashtu profesor në Universitetin e Pizës, Itali, rezultatet qenë shokuese. 30 vjet më parë, një në dy spermatozoidë ishte i lëvizshëm, ndërsa sot vetëm 30% e tyre. Nga studimi vërehet që janë më të prekur meshkujt që jetojnë në qytete të mëdha sesa ata që jetojnë në qendra urbane më të vogla apo zona rurale. Të parët kanë një reduktim deri në 20% të lëvizshëmrisë së spermatozoidit dhe një rritje prej 15% të anomalive të mundshme. Ndotja e mjedisit nuk duket që prek vetëm meshkujt. Efektet e saj vërehen edhe në ngarkesën ovarike tek femrat. Duket se infertiliteti, menopauza e parakohshme dhe endometrioza kanë të njëjtin faktorë risku: mjedisin toksik. Në studimin e bërë nga ekipi italian, minjve në eksperiment iu injektua biosfenol A ( një substancë përbërëse e plastikës, por njëkohësisht me aftësi ndërvepruese në nivel endokrin). U pa që minjtë ‘’bija’’ kishin një reduktim të numrit si dhe volumit të folikujve, shumë prej të cilëva keq-funksionuese. Ato zhvilluan menopauzë të parakohshme që përbën një nga shkaqet primare të infertilitetit te femrat. Menopauza e parakohshme ka të njëjtat shkaqe.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza