Shtimi i infertilitetit në vendin tonë sipas specialistëve ka shkaqe të shumta, një ndër të cilat është edhe konsumi i alkoolit në sasi të mëdha. Konsumi në sasi të mëdha, abuzimi, apo varësia alkoolike sjellin çrregullime të ndryshme në organizëm, ndër të cilat dhe ato në marrëdhëniet seksuale tek meshkujt.
"Konsumi në sasi të mëdha, apo abuzimi konkretisht çojnë në degradim të dëshirës seksuale nëpërmjet çrregullimeve hormonale mashkullore, përgjegjëse për riprodhimin.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në raportet me alkoolin, pasi është thikë me dy presa; në sasi të vogla duket sikur e stimulon aktin seksual dhe në sasi të mëdha zvogëlon nivelin e Testosteronit në gjak, duke provokuar kështu reduktimin e dëshirës seksuale, vështirësi në ereksion, impotencë", thotë Shpëtim Doksani, shef i Klinikës së Trajtimit të Vartësisë Alkoologjike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për ATSH.
Sipas tij, me përdorimin mbi 40 gramë alkool puro e konsumuar në ditë fillon interferenca e alkoolit mbi testosteronet. Ndërsa, mbi 80 gramë alkool puro e konsumuar në ditë fillon reduktimin e prodhimit të testosteronit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com