Inflacion rekord i 20 viteve të fundit, arrin në 7,4%! Në maj inflacioni ishte 6,7%, qershorin e kaluar vetëm 1.6%

Inflacion rekord i 20 viteve të fundit, arrin në 7,4%! Në maj inflacioni ishte 6,7%, qershorin e kaluar vetëm 1.6%

Çmimet kanë vijuar rritjen edhe gjatë muajit qershor, duke përkeqësuar më tej financat e familjeve shqiptare, të cilat për të blerë të njëjtën sasi produktesh duhet të shpenzojnë më shumë, ndërkohë që të ardhurat e tyre kanë mbetur pothuajse në vend. Ushqimet, për të cilat familjet shpenzojnë 42% të buxhetit, pesha më e lartë në Europë, dhe karburantet kanë shënuar shtrenjtimin më të fortë.

INSTAT njoftoi se Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 7.4% në qershor, nga 6.7% që ishte në maj dhe shumë më i lartë se janari i këtij viti, kur treguesi ishte 3.7%. Ky është një tjetër rekord i 20 viteve të fundit, që nga marsi i vitit 2002, kur inflacioni arriti në 7.4%. Ndërsa në qershor të një viti më parë, inflacioni ishte vetëm 1.6%.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,38 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,53 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,54 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor”me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 26,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili dhe “Shëndeti” me 0,3 %. Nga ana tjetër, grupi “Argëtim dhe kulturë” u ul me 0,9 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30,3 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 19,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 10,3 %, “mish” me 9,0 %, “peshk” 8,6 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 0,2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 4,5 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë