Inflacioni, 2 herë më poshtë se sa
parashikimet e Bankës së Shqipërisë
Me rënien e konsumit, efekti ka qenë i menjëhershëm tek çmimet. Si rrjedhojë niveli me bazë vjetore arriti në 1% në muajin nëntor.
TIRANE- Me rënien e konsumit, efekti ka qenë i menjëhershëm tek çmimet. Si rrjedhojë niveli me bazë vjetore arriti në 1% në muajin nëntor. Ajo që vlen të theksohet se kjo shifër e inflacionit është 2 herë më poshtë objektivit minimal që kishte vendosur Banka e Shqipërisë.
Ndërkaq të dhënat e INSTAT-it tregojnë se krahasuar me një muaj më parë, Indeksi i Çmimeve të Konsumit është ulur me 0.5% në muajin nëntor. Për ketë muaj ndryshimi vjetor është 1.0%. I krahasuar po me të njëjtën periudhë një vit më parë kjo shifër ishte 2.5%. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi ulje me 1.4%. Në nëngrupin “fruta” vërehet ulja më e madhe, e cila është 11,4%. Këtu mund të përmendim uljet e çmimeve të portokalleve me 38,5%, limonave me 32,2%, mandarinave me 19,7%, kivi me 9,6%, etj.
Edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve mund të vërehen disa ule çmimesh të rendësishme. Ketu mund të vëmë në pah uljet në nëngrupin “vajra dhe yndyrna” me 0.4%, “bukë dhe drithëra” me 0.3%, etj. Indeksi i nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” shënoi ulje prej 0.5%, ku mund të përmendim uljet e çmimeve të lulelakrës me 36.4%, spinaqit me 29.0%, sallatës jeshile me 20.6%, kastravecit me 6.9%, domateve me 3.1%, etj. Ndërkohë, indeksi i grupit “Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0,3 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të lëndëve djegëse me 1,3%. Indeksi i grupit “Transporti” ka shënuar ulje prej 0,2%.
Në këtë grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0,6%, ndërsa çmimi i benzinës shënoi një rritje prej 0,2%. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” nuk ka ndryshuar, brenda tij indeksi i nëngrupit “këpucë” ka shënuar një rritje prej 0,1%. Indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 2,2%, brenda këtij grupi çmimi i pijeve alkoolike shënoi një ulje prej 0,3%, ndërsa çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 4,1 %.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25