Inflacioni i dhembshëm i Evropës është rritur edhe më, duke shtuar rëndesën ndaj ekonomive familjare dhe duke mbajtur trysninë ndaj Bankës Qendrore Evropiane për të miratuar atë që mund të jetë një tjetër rritje e madhe e normës së interesit.
Çmimet e konsumit në 20 vendet e Bashkimit Evropian që përdorin valutën euro janë rritur për 7 për qind në prill, krahasuar me një vit më parë, një shifër pak më e lartë se shkalla e përvitshme prej 6.9 për qind në mars, ka njoftuar agjencia e statistikave e BE-së, Eurostat, të martën.
Inflacioni i çmimeve të ushqimeve është zbutur paksa, duke rënë në një shkallë vjetore prej 13.6 për qind nga 15.5 për qind sa ishte në mars, përderisa çmimet e energjisë pësuan rritje më modeste prej 2.5 për qind, raporton AP.
FMN i bën thirrje Bankës Qendrore Evropiane të vazhdojë me rritjen e normave të interesit
Inflacioni bazë, i cili nuk përfshin ushqimin dhe karburantet, është ngadalësuar paksa, por ende ishte i lartë, prej 5.6 për qind, duke forcuar bindjen se BQE-ja do të vazhdojë me fushatën e saj për mposhtjen e inflacionit me rritje të normës së interesit.
Analistët thonë se takimi i BQE-së, i paraparë për të enjten, në Frankfurt, mund të rezultojë me një rritje prej një çereku apo gjysmë pike të përqindjes.
Një ngritje e vogël do të ishte e moderuar në një varg rritjesh të shpejta nga banka, përderisa një ndryshim më i madh do të forconte shqetësimet se inflacioni ende nuk është rrugës së rënies drejt 2 përqindëshit, që konsiderohet niveli më i mirë për ekonominë./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
20.2%
-
Jo
74.1%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2440
Lajme të tjera
-
Inflacioni zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, ushqimet mbeten të shtrenjta, rriten edhe restorantet
8 Shtator, 15:31
-
Relacionet publike mahnitëse të Bankës së Shqipërisë
26 Gusht, 10:12
-
Inflacioni zbret në nivelin më të ulët nga marsi 2022, por ushqimet mbeten të shtrenjta; Turistët shtrenjtojnë argëtimin
7 Gusht, 11:25
-
Besimi në ekonomi pësoi goditje në korrik, ra për herë të parë në tetë muaj
1 Gusht, 15:38
-
Rënia e euros, Zusi në Report Tv: S’po kërkojmë financim për veten, por edhe për punonjësit! ‘BSH’ po e trajton problemin si në vitet 90
28 Korrik, 19:47
-
Rënia drastike e euros, Ibrahimaj: Po përjetojmë një forcim të lekut shumë më të shpejtë se në vitet e kaluara
21 Korrik, 11:10
-
BE dhe Amerika Latine forcojnë lidhjen e tyre ekonomike, bashkëpunim më i ngushtë në vlerën prej 45 mld euro
20 Korrik, 12:45
-
SHBA/ Inflacioni në pikën më të ulët që nga fillimi i vitit 2021
13 Korrik, 11:43
-
Raporti i Eurostat: 67.9% e shqiptarëve s’hanë 1 vakt të plotë me mish, shkak çmimet e larta
11 Korrik, 18:28
-
Qepa dhe patatja, mbajnë lart inflacionin e ushqimeve në qershor, rritje me 26%
11 Korrik, 07:23
-
Rritja e pagave në sektorin publik në Shqipëri, FMN: Mund të nxisë inflacionin, të shoqërohet me përmirësim të të ardhurave
21 Qershor, 19:08
-
Rindërtimi i ekonomisë ukrainase! Konferenca e ndërkombëtarëve në Londër fillon me 3 miliardë dollarë nga Mbretëria e Bashkuar
21 Qershor, 11:13