Tirane- Kriza e inflacionit të lartë duket se është kapitull i mbyllur. Në shtator rritja e çmimeve ra në nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2021. Referuar raportit të fundit të INSTAT në muajin e kaluar çmimet u rritën me 1.9% krahasuar me vjet, kohë kur inflacioni ishte 4.1%. Pavarësisht se vlera e inflacionit është në rënie shtrenjtimi i ushqimeve nuk ka të ndaluar.
“Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje”, thotë INSTAT, ku evidenton se në rënie muajin e kaluar ishin vetëm çmimet e transportit me 0.28%.
Ndërsa në raport me shtatorin e vitit 2023, INSTAT thotë se shtrenjtimin më të madh e pati kategoria e argëtimit dhe kulturës me 4.6%, ndjekur nga “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, e mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.6 % secila.
Kurse ushqimet krahasuar me vjet u shtrenjtuan me 2.7 %, ku brenda kësaj kategorie çmimi i zarzavateve u rrit me 6.5%, produktet e peshkut me 4,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,9 %, “mish” me 3,4 % dhe ëmbëlsirat me 3%.
Inflacioni prej janarit është poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%, por sidoqoftë Banka ka gjykuar se situata është e pasigurt ende për këtë arsye nuk e ka rishikuar normën bazë të interesit në mbledhjen e fundit para pak ditësh duke e lënë atë në 3%.
S.G/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacion rekord në Siri
19 Dhjetor, 15:10
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor, 13:36
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor, 14:01
-
Norma bazë e interesit u ul, BSH: Kreditë do jenë më të lira
12 Nëntor, 17:14
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53
-
Banka e Shqipërisë lehtëson politikën monetare, ul normën bazë të interesit me 0.25%! Sjell norma më të ulëta të kredive
6 Nëntor, 16:12
-
Inflacioni po bie më shpejt se pritej, Sejko: Shqipëria e ka rikuperuar plotësisht goditjen e rritjes së çmimeve
16 Tetor, 15:53
-
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
15 Gusht, 16:57
-
S’ulet norma bazë e interesit! Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin
7 Gusht, 17:04
-
Rritja e çmimeve mbetet e ulët, inflacioni zbret në 2.1% në qershor
10 Korrik, 07:24
-
Drafti i ri/ Rezerva materiale shtetërore do të aktivizohet edhe në kriza inflacioni, dhe jo vetëm në kohë luftë apo emergjence civile
19 Qershor, 12:45
-
Ndalon rënia! Inflacioni rritet për herë të parë këtë vit, shtrenjtohen ushqimet, qiratë dhe energjia elektrike
10 Qershor, 14:57