Inflacioni sërish në rritje
2.2 për qind gjatë qershorit
INSTAT-i njoftoi se në muajin qershor çmimet e produkteve të “shportës” kanë qenë mesatarisht 2.2 për qind më të larta se një vit më parë në të njejtën periudhë. Indeksi i çmimeve të konsumit ka shënuar një ulje prej 0.8 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm.
TIRANE - INSTAT-i njoftoi se në muajin qershor çmimet e produkteve të “shportës” kanë qenë mesatarisht 2.2 për qind më të larta se një vit më parë në të njejtën periudhë. Indeksi i çmimeve të konsumit ka shënuar një ulje prej 0.8 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin qershor është 2.2 për qind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 3.9 për qind. Krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.8 për qind.
Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 12.2 për qind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të patëllxhaneve me 46.7 për qind, bishtajave me 44.8 për qind, specave me 36.9 për qind, domateve me 24.4 për qind, kastravecave me 14.2 për qind, etj, si pasojë e prodhimeve të stinës që kanë qenë më të pranishme në treg. Indeksi i nëgrupit ”fruta”. shënoi një ulje prej 1.2 për qind.
Çmimi i lëndëve djegëse shënoi një ulje prej 0.3 përqindësh në qershor, krahasuar me majin. Çmimi i naftës shënoi një ulje prej 2.7 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 2.2 për qind.
Me këtë nivel, inflacioni kthehet sërish në nivelet e pranuara si optimale nga Banka e Shqipërisë, që janë nga 2 deri në 4 për qind. Më parë, për 6 muaj rresht, inflacioni ka mbetur nën nivelin minimal të 2 përqindëshit, si pasojë e uljes së kërkesës së brendshme, si pasojë e uljes së aftësisë blerëse të shqiptarëve.
Rritja e inflacionit do të ulë efektin e rritjes së pagave dhe pensioneve, që ka hyrë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti, në masat nga 1 deri në 5 për qind, sipas kategorive.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.3%
-
Jo
56.3%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18
-
Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit
25 Nëntor, 11:14
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48