Giulia De Lellis një ndër femrat me influencë në Itali ka deklaruar se nuk ka lexuar asnjë libër, por sapo shkroi një. Libri i saj i parë, “Le corna stanno bene su tutto. Ma io stavo meglio senza,” u bë i famshëm pak orë pasi u lajmërua publikimi i tij në rrjetet sociale.
Shumë njerëz i janë drejtuar Amazon për të blerë librin e Giulia De Lellis, i cili do të dalë më treg më 17 shtator dhe falë rezervimeve të shumta, është i pari në listën e më të shiturve në Itali.
Duhet të jesh shumë i talentuar të bësh diçka mirë pa e provuar më parë. Si të shkruash një libër kur s’ke prekur kurrë një me dorë. Giulia e ndërmori këtë rrezik pasi nga njëra anë disa mezi presin të lexojnë historitë dhe sekretet që do të rrëfejë influencerja italiane. Ndjekësit e saj, që i tejkalojnë 4 milionë, janë blerës potencial, ndër të cilët, shumica s’është shumë e dhënë pas librave.
Por Giulia-s s’i interesojnë kritikat. “Jam injorante, por jo budallaqe,” thotë ajo në një ballafaqim me një nga haters-at e saj. "Për fat të keq, nuk jam e dhënë pas letërsisë. Më mërzit. Kam thënë që s’kam lexuar asnjë libër, por në fakt kam lexuar dy. Bëhet fjalë për 'The Little Prince' nga Antoine de Saint-Exupery, që e lexova bashkë me mësuesen në fillore dhe “The Little Pink Book” nga Sonia Grispo, që më pëlqeu sepse ishte rozë dhe i vogël", shprehet De Lellis.
Me ndihmën e ekspertëve, De Lellis tregon historinë e jetës së saj në “Le corna stanno bene su tutto,” ku vlen të përmenden detajet e ndarjes me Andrea Damante, i njohur nga “Uomini e Donne.”
“Do të tregoj një histori prekëse për mua. Shpresoj të ndihmojë ata që po kalojnë të njëjtën gjë si unë. Vendosa ta bëj pasi fola me një njeri të dashur që më këshilloi se është momenti të qaj një të vdekur që nuk e qava kurrë,” thotë ajo
Pritet 17 shtatori për të parë a do t'i qëndrojnë besnik fansat e saj blogeres italiane. Nëse mendoni se talenti i saj "është në gjak" dhe nuk duhen shumë libra për të krijuar bagazhin profesional, pse të mos e bëni pjesë të bibliotekës suaj librin e saj.
Gjithcka eshte e mundur sot ne Boten e Literatures , ku gjithcka ndryshon me shpejtesi . Stili i shkrimtareve ,tematikat pra subjektet ne Romane , stili i te treguarit , madje edhe ai Spontanitet i shtirur ,(pse jo ? ) ajo taktik e stil i Rafinuar , i te Refuzuarit te Klasikes duke thyer ate monotoni e krijuar ne nji far menyre "Klishe" ,terheq ate shikim te zjarrte pasioni duke ndezur Flake ,pa pas te pranishem asnji shkrepese ... Kjo pamje aq Dolce te zgjon cdo kurjozitet . Do deshiroja ta kish pran Librin e Giulias
Përgjigju