Informacioni i rremë i çobanit për të shtënat me armë që ngriti në këmbë dy policitë Vlorë e Fier

Informacioni i rremë i çobanit  për të shtënat me armë që ngriti në këmbë dy policitë Vlorë e Fier

Foto ilustruese

Informacioni në orët e vona të mbrëmjes se kishte pasur të shtëna me armë zjarri midis fshatit Poro dhe Novoselë të Vlorës, ka rezultuar i remë.

Dy drejtori qarku, ajo e Vlorës dhe Fier, janë mobilizuar me patrullat e gadishmërisë për të bllokuar çcdo rrugë në zonën e “Urës së Mifolit”, me shpresën e kapjes së autorëve, pasi fillimisht u raportua se kishte ndodhur në atentat. “Shqiptarja.com” mëson se personi i parë që ka raportuar në polici për dëgjimin e të shtënave në zonë, ka qënë një çoban.

Ai ka njoftuar me telefon punonjësin e policisë së zonës, dhe më pas ky i fundit ka njoftuar sallën operative, duke treguar se mund të kishte ndodhur atentat. Informacioni është vlerësuar maksimalisht ku dy drejtori qarku, si ajo e Fierit dhe Vlorës, kanë çuar me urgjencë patrullat e gadishmërisë, por pas kryerjes së veprimeve deri në orët e vona të natës, nuk rezultoi që në zonë të kishte ndodhur atentat apo të kishte pasur të shtëna me armë.

Policia veç çobanit që kishte njoftuar i pari mbi të shtënat me armë, ka marë në pyetje dhe persona të tjerë të zonës, të cilët kanë treguar se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë. Pasi nuk kanë konstatuar asnjë gjurmë të të shtënave me armë, dy policitë e Fierit dhe Vlorës, janë kthyer pas. (E.Q.)

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU