Anti- Informaliteti- 17.6 mln lekë akcizë të papaguar/ Bllokohen 500 mijë litra birrë, gjobitet subjekti

TIRANË-Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë në një magazinë fiskale me vendndodhje në Kashar. Shkak për këtë janë bërë detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh.

Për pasojë, subjekti i cili disponon këtë magazinë fiskale me mallra importi për të cilët nuk ka paguar taksën e akcizës, u gjobit me 70 milionë lekë, pasi hedhja për konsum nga ana e operatorit, e kësaj sasie birre, pa paguar detyrimet e akcizës, sipas ligjit përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me 3-fishin e detyrimeve të akcizës që duheshin paguar.

E pranishme në këtë kontroll ka qenë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila paralajmëroi të gjitha subjektet e tjera të kësaj natyre, por jo vetëm që të evidentojnë të gjithë mallin që kanë në magazina brenda një regjimi fiskal, në të kundërtën do të kenë të njëjtin fat.

"Evidenca e 70 mln lekëve që duhet të jenë të paguara nga subjekti janë pjesë jo vetëm e detyrimeve, por edhe 3-fish gjobë. Kjo shumë nuk justifikon asnjë model biznesi. Evidentoni të gjithë mallin brenda një regjimi fiskal. Çdo magazinë fiskale do të kontrollohet, duke filluar nga ato më të voglat tek ato më të mëdha", u shpreh Denaj.

Javën e fundit Ministria e Financave dhe ajo e Turizmit kanë ndërmarrë një sërë aksionesh, në përfundim të së cilave u arrit pastrimi i bregdetit shqiptar nga uzurpimi që disa pronarë biznesesh kishin bërë duke vendosur shezllong në ato hapësira që janë publike. Ndërkohë, po në kuadër të këtij operacioni është mbyllur edhe një nga komplekset më të famshme në Tiranë, Taivani pasi nuk ka pajisur me kupon tatimorë klientët. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pijaneci: 05/08/2019 00:13

    Eshte krim te bllokoni birren. Jepjani popullit se na u tha gurmazi ne keto dite te nxehta

    Përgjigju
  • Latif: 04/08/2019 13:32

    Bravo, kur paska pas kaq detyrime cfare veprimesh ndermori dega doganore????? Dhe nji pytje, ti firmose te akt bllokimi???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle

Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle